Trump kritikon ashpër Hillary Clinton-in

31.07.2016 17:45:29

Kandidati republikan Donald Trump ka kritikuar ashpër fjalimin e kandidates demokrate Hillary Clinton.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Donald Trump të shtunën ka kritikuar ashpër deklaratat e Hilalry Clinton, kandidate demokrate për zgjedhjet presidenciale në SHBA, të bëra në konventën e demokratëve. Trump në një intervistë me gazetës Nju Jork Tajms, ka thënë se me vështirësi ka arritur të ndjekë fjalimin e Clinton.

Trump në lidhej me kundërkandidaten e tij demokrate ka thënë se nuk do të mund të përballet në zgjedhje dhe vërtetë nuk do ta ketë një guxim të tillë. Një javë më parë Clinton pas kandidimit zyrtar të Trump për zgjedhjet presidenciale të SHBA, ka thënë se vërtetë dëshiron t’i hyjë kësaj gare për ta shpëtuar vendin nga një njeri siç është Trump.

Perballja e kandidatit presidencial me nënën e një ushtari të vrarë mysliman, e cila qëndroi në heshtje kur i shoqi sulmoi Trumpin në një fjalim të tij, nuk është kapërdirë lehtë. Ghazala Khanit, sipas miliarderit, mbase nuk i është lejuar të flasë. Politikanë në zë reaguan menjëherë duke thënë se nuk mund të flitet kështu për nënën e një heroi