Trump: Me Merkel kam pasur “kimi të pabesueshme”

Trump: Me Merkel kam pasur “kimi të pabesueshme”

22.04.2017 12:13:06

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se nga të gjithë liderët botërorë, ka ndierë “kiminë më të mirë” me kancelaren gjermane Angela Merkel, gjë për të cilën ai tha se nuk e kishte pritur.

“Njërën nga kimitë më të mira kam pasur me Merkel. Mendoj se dikush kishte thirrur ‘shtrëngoi duart me të’, por nuk e kam dëgjuar këtë. Unë kam shtrënguar duart katër herë me të, pasi ishim së bashku për një kohë të gjatë”, tha Trump në një intervistë për AP.