Trump, mesazh Ramës: Me partneritet kapërcejmë të gjitha sfidat

03.03.2017 16:41:24

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook një mesazh të Presidentit amerikan, Donald Trump, për të cilën ai edhe e falënderon.

Mesazhi i Presidentit Trump siç shkruhet, ka ardhur pas urimit të bërë më herët nga kryeministri i Shqipërisë.

Në mesazh, Trump thotë se vlerëson mbështetjen dhe inkurajimin si dhe mundësitë e mëdha që kanë dy vendet për promovimin e stabilitetit global.

Postimi i Edi Ramës në Facbook

Faleminderit edhe Presidentit Trump për mesazhin e tij ku shkruhet:

“I dashur Kryeministër,

Unë e mirëpres ngrohtësisht mesazhin tuaj të urimit për betimin tim si President i Shteteve të Bashkuara dhe e vlerësoj lart mendimin, mbështetjen e inkurajimin tuaj.

Ne kemi përpara sfida, të cilat jam i bindur se do t’i kapërcejmë, mbi themelet e përbashkëta dhe në partneritet me njëri-tjetrin. Ne po ashtu kemi mundësira të jashtëzakonshme për përparimin e qëllimeve që ndajmë, për promovimin e stabilitetit global e për arritjen e paqes e të prosperitetit.

Sinqerisht i Juaji,

Donald J.Trump”