Trump ngatërron vajzën e tij para 20 milionë ndjekësve në Twitter

17.01.2017 12:39:04

Një britanike nga Brightoni u ngatërrua me Ivanka Trump në Twitter nga askush tjetër përvecëse vetë Donald Trump.

Ivanka Majic, një konsulente digjitale, tha se ajo dhe burri i saj ishin të zgjuar në orën 06:00 të mëngjesit nga telefonatat e mediave.

Ata i thanë asaj se ishte “bërë tag” në një postim ne Twitter-in e  Donald Trump i cili ka 20 milionë ndjekës.

Trump citonte lëvdata për vajzën e tij nga një përdorues tjetër , i cili kishte përdorur emrin e përdoruesit  të gabuar, shkruan “BBC”.

Ivanka Trump është një grua e mrekullueshme dhe me klas, shkruante postimi.

Përdoruesit ishin të shpejtë për ta kapur gabimin dhe për tu përgjigjur shumica me humor dhe shaka, transmeton syri.

Më pas , “Ivanka britanike” është përgjigjur duke thënë se Trump është një person që ka shumë përgjegjësi mbi shpatulla dhe duhet të bëjë më shumë kujdes jo vetëm mbi përdorimin e Twitter-it por edhe ndryshimet klimaterike.