Trump nis sot vizitën në Britani

12.07.2018 09:35:52

Presidenti amerikan, Donald Trump nis sot një vizitë dyditëshe në Mbretërinë e Bashkuar, të parën në këtë vend si kryetar shteti.

Ai arrin në të njëjtën ditë kur Qeveria britanike publikon ‘Letrën e saj të Bardhë’ me më shumë detaje nga plani kontrovers i kryeministres May, për marrëdhëniet e Britanisë me Bashkimin Evropian pas Brexit-it. Më herët, Trump ka shprehur dakodësinë për Brexit-in, apo daljen e Britanisë nga BE-ja dhe ka thënë se do të bëjë marrëveshje të shpejtë tregtare me Mbretërinë e Bashkuar sapo të largohet nga blloku.

Procesi i Brexit-it duhet të përfundojë deri më 29 mars të vitit të ardhshëm. Qeveria May është lëkundur këtë javë, pasi dy ministra kanë dhënë dorëheqje, duke shprehur pakënaqësi me planin e kryeministres për marrëdhëniet e ardhshme me BE-në.