Trump nis tani t’i dojë komunitetet, e fillon me atë hindu (Video)

27.10.2016 23:49:52

Çdo ditë që kalon dhe afrohet dita e zgjedhjeve për president të SHBA-së, kandidati republikan po ndryshon qëndrim.

Në mesin e shumë ndryshimeve në  qëndrime, është edhe në raporton e tij me grupet e ndryshme të komuniteteve amerikane.

Nëse deri para disa ditësh, Trump thoshte se SHBA-ja duhet të mbyllë kufijtë për të huajt, ai tani ka nisur t’i dojë ata.

Një prej këtyre komuniteteve është edhe ai Hindu.

Gjatë fjalimit të tij elektoral në Indiana, Trump madje tentoi të flasë edhe gjuhën hindu, duke u thënë të pranishmëve, se nëse zgjidhet President, ata mund të llogarisin se kanë një mik shumë të madh në Shtëpinë e Bardhë.

“Indiano-amerikanë përbëjnë përqindjen më të lartë të atyre që shkollohen”, tha Trump, transmeton lajmi.net.

Ai lavdëroi ndihmën e Indisë dhënë SHBA-së për të ndihmuar në luftën kundër korrupsionit.

“ne do të mundim islamin radikal. E kur të jem President, do të jemi krah për krah me Indinë”.

Ai tha se India është një çelësi strategjik në rajon dhe vendi më i madh demokratik.