Trump: Nuk do të pranoj asnjë refugjatë nëse shtetasit amerikanë nuk janë dakort

07.11.2016 12:57:04

Kandidati republikan  Donald Trump u ka thënë përkrahësve në Miçigan dhe Minesota se administrata e tij nuk do të pranonte kurrë asnjë refugjatë pa përkrahjen e amerikanëve që banojnë aty.

Ai i ka përdorur vizitat në shtetet me komunitete myslimane për të kritikuar rivalen demokrate Hillary Clinonin, e cila e përkrah pranimin e refugjatëve që ikin nga lufta e Sirisë.

Trump ka thënë se ajo që po ndodhë në Miçigan, ku ka disa qytete me komunitete myslimane, është turp.

“Këtu në Miçigan, i kemi parë me sytë e tonë problemet që janë shkaktuar nga programi për refugjatët… kjo e vë në rrezik sigurinë tuaj, si dhe vendos presion të madh ndaj shkollave dhe komunitetit ” ka thënë Trump.

“Administrata ime nuk do të pranojë kurrë ndonjë refugjat pa përkrahjen e komunitetit vendor,” ka shtuar ai