Trump nuk ka kërkuar takim me Papën gjatë vizitës në Sicili

11.04.2017 18:56:25

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump nuk ka kërkuar takim me Papa Françeskun gjatë vizitës së vet zyrtare në Itali, e caktuar për muajin e ardhshëm, thanë të martën zyrtarët.

Trump, për të cilin Papa kishte thënë se “nuk është i krishterë” për shkak se dëshiron të ndërtojë murin në kufi me Meksikën, më 26 dhe 27 maj do të qëndrojë në Sicili për shkak të takimit me shefat e shteteve më të pasura të botës, shkruan Reuters.