Trump nuk ka të ndalur, dëshiron rikthimin e torturës me mbytje në ujë

26.01.2017 15:19:58

Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se ai mendon që teknika e torturës me mbytjen në ujë të të arrestuarve në përgjithësi shihet si një torturë që “absolutisht” funksionon, ndonëse për rikthimin e kësaj metode ai ka thënë se do ia lë shefave të CIA-s dhe Pentagonit të vendosin.

Në një intervistë dhënë televizionit “ABC News”, e transmetuar më 25 janar, Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet të “luftojnë zjarrin me zjarr” derisa amerikanëve iu hiqen kokat dhe krime të tjera që kryhen nga militantët e Shtetit Islamik.

“Kur ata iu këpusin kokat njerëzve tanë, dhe të tjerëve… kur (IS) bënë gjëra që askush nuk i ka dëgjuar prej mesjetës, a do të duhej të mendoj në të mirë të tortures me mbytje në ujë? Për aq sa më takon mua, ne duhet ta luftojmë zjarrin me zjarr”, ka thënë ai.

Por, ai megjithatë ka thënë se do të mbështetet në këshillat e shefit të Pentagonit, James Mattis dhe Drejtorit të Agjencisë Qëndrore të Inteligjencës, Mike Pomeo.

“Nëse ata nuk duan ta bëjnë këtë, në rregull. Nëse duan ta kthejnë, atëherë do të punojë në atë drejtim”, ka thënë presidenti Trump.

“Po, a ma merr mendja se funksionon? Absolutisht, unë mendoj se po”, ka thënë ai.

Në muajin nëntor, pas takimit me Mattis, Trump iu ka thënë mediave se në përgjithësi ai i ka thënë që tortura me mbytjen në ujë nuk është efektive.