Trump paralajmron emërimin e drejtorit të ri të FBI-së

13.05.2017 16:14:50

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka thënë se dëshiron që të lëvizë shpejt për të emëruar një drejtor të ri të FBI-së, për të zëvendësuar James Comey, të cilin e shkarkoi këtë javë.

Trump u tha gazetarëve që udhëtonin me të me Air Force One se ai mund të emërojë një shef të ri të FBI-së, përpara se të nisë turneun e parë jashtë vendit, që është planifikuar për javën e ardhshme, raporton Reuters.

“Edhe kjo është e mundshme”, ka thënë Trump.