Trump për NAFTA: Duhet të veprojmë drejtë (Video)

03.02.2017 18:06:35

Presidenti Donald Trump , duke folur para një grupi të senatorëve në Shtëpinë e Bardhë , tha se NAFTA është “një katastrofë për vendin tonë”, duke shtuar se ai don të shpejtojë negociatat, nëse është e mundur.

Në prani të sekretarit të ri të Tregtisë, Wilbur Ross, Trump tha se nuk ka vendosur nëse NAFTA ka nevojë për modifikime,  apo nëse marrëveshja e tregtisë së re ka nevojë për negociata, mirëpo ai i tregoi grupit se kjo tregti ka nevojë të jetë e drejtë, po aq edhe e lirë.

“Ne jemi duke filluar procesin dhe unë mendoj se kjo është një gjë e madhe për vendin, punëtorët si dhe kompantë tona”, ka thënë Trump.