Trump përdori fotografinë e inaugurimit të Obamës!

23.01.2017 13:09:49

Presidenti i ri i SHBA-ve, Donald Trump ka përdorur foton e inaugurimit të ish-presidentit amerikan, Barack Obama si sfond të tij të ri të profilit në Twitter, pasi ai iu dorëzua zyrtarisht Presidentit të ri.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Trumpit i ishte transferuar kontrolli i “Twitter-it presidencial” të premten pasdite, dhe fotografia në sfond në këtë llogari ishte një skenë të një inaugurimi.

Megjithatë, po sipas medieve të huaja, ajo që administrata e Trump ka përdorur në të vërtetë ishte një fotografi e vitit 2009, e bërë me rastin e inaugurimit të Obamës.

Fotografia është marrë kur Barack Obama u betua si presidenti i parë afrikano-amerikan i SHBA-ve, një ngjarje në të cilën morën pjesë rreth 1.8 milion njerëz.

E përdoruesit e rrjeteve sociale ishin të shpejtë për të reaguar ndaj këtij fenomeni, fotografi e cila sipas tyre ishte “këputur” dhe se kishte edhe ngjyra të përpunuara.

Pas një ore më vonë, se llogaria e “Twitterit presidencial – @POTUS” kishte vendosur një fotografi të përgjithshme të flamurit amerikan, por nuk ishte dhënë ndonjë “sqarim” rreth fotografisë paraprake.

Gjithashtu më vonë, ajo ishte ndryshuar përsëri, kësaj radhe me një fotografi të kualitetit jo të mirë, ku shfaqet presidenti Trump duke shikuar nga një dritare e Shtëpisë së Bardhë.