Trump po mendon që për ambasador në OKB ta vendos një homoseksual

14.11.2016 21:10:41

Presidenti i porsazgjedhur amerikan, Donald Trump po e shqyrton mundësinë që për ambasador të ri në OKB ta vendos Richard Grenelin, homoseksualin i cili është deklaruar për orientimin e tij seksual, kurse për president të Komitetit Nacional Republikan ta zgjedh gruan, Rona Romney McDaniel.

Sipas burimeve brenda kabinetit të Trumpit, Genel mund të bëhet përfaqësuesi i SHBA-ve në organizatën më të madhe botërore, derisa zgjedhjen e tij duhet ta konfirmojë edhe dhoma e lartë e Kongresit amerikan, Senati, transmeton lajmi.net.

Grenel në këtë rast do të bëhej homoseksuali i parë i “hapur” në këtë pozitë të lartë diplomatike.

Grenel ka qenë zëdhënës i delegacionit amerikan në OKB në kohën e administratës së presidentit George W Bush, kurse ka qenë edhe këshilltar për politikë të jashtme të kandidatit republika për president, Mitt Romney në zgjedhjet e vitit 2012.