Trump prezanton dizajnin e ri të aeroplanit presidencial “Air Force One”, tregon arsyen pse kërkon ndërrimin e ngjyrës

13.06.2019 19:08:09

Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar dizajnin e ri për aeroplanin e ri presidencial i njohur si “Air Force One”, duke i prezantuar disa fotografi në Zyrën Ovale. Sipas tij do të ndryshojë ngjyra e tij e cila aplikohet nëfluturake që nga koha e Kennedy.  

Në aeroplanin aktual presidencial që e shfrytëzon presidenti Trump, dominon ngjyra e kaltër – ngjyra e Demokratëve dhe pikërisht për këtë Trump ka urdhëruar që në aeroplanin e ri të dominoj paksa më shumë e kuqja.

Si rezultat i kërkesës së tij, aeroplani presidencial do të ngjasojë me atë të aeroplanit privat të Trumpit, Boeing 757, që gjatë fushatës së vitit 2016 masa e quante “Trump Force One”.

“Kemi pasur zgjedhje të ndryshme”, ka deklaruar Trump për ABC News, duke shtuar se ka prezantuar dizajnin e konceptit të tij.

Dy aeroplanët Boeing 747 që do të kushtojnë 3.9 miliardë dollarë, do të zëvendësojnë aeroplanët aktual – por ata do të jenë të gatshëm për përdorim në vitin 2024, dhe ekzistojnë pak gjasa që Trump të mos mund të udhëtoj me ta nëse nuk rizgjidhet president i SHBA-ve.

“Këtë po e bëjë për presidentët tjerë, jo për veten”, ka shtuar Trump.

Aeroplani presidencial “Air Force One” kishte pësuar ndryshime gjatë administratës së presidentit John F. Kennedy, kur dizajneri Raymond Loeëy bashkoi forcat me Zonjën e Parë, Jackie Kennedy që ishin pro dominimit të ngjyrës së kaltër.