Trump: Procesi i zgjedhjes së kabinetit, shumë i organizuar

16.11.2016 10:04:12

Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump ka mbrojtur procesin e kalimit në Shtëpinë e Bardhë, pas rrëmujës mediatike rreth emërimeve të ekipit të tij.

Trump shkroi në Twitter se procesi i zgjedhjes së kabinetit të tij është “shumë i organizuar”.

Mediat amerikane thonë se dy anëtarë të lartë që punonin për sigurinë kombëtare kanë qenë të detyruar të lënë këtë pozitë, shkruan BBC.

Trump, ka zëvendësuar tashmë Guvernatorin e New Jersey, Chris Christie me zëvendëspresidentin e zgjedhur Mike Pence në krye të ekipit.