Trump: Shteti ynë nuk është krijuar për t’u të qenë karantinë, mund të shkatërrohet

25.03.2020 01:09:25

SHBA nuk e ka luksin të vetizolohet. Presidenti i vendit, Donald Trump, tha se masat e ashpra mund të shkatërrojnë shtetin.

“Shumë njerëz pajtohen me mua. Shteti ynë nuk është krijuar për t’u mbyllur”, tha ai duke shtuar “Mund të shkatërroni shtetin në këtë mënyrë, duke e mbyllur atë”.

Trump sqaroi se duke filluar nga java e ardhshme ai do të shqyrtojë nëse do të heqë masat për distancim shoqëror dhe karantinë, në mënyrë që ekonomia të kthehet në rrugën e vet.

“Ne nuk mund të humbim Boeing, ne nuk mund të humbim kompani të tilla. Nëse humbim këto kompani, ne po flasim për qindra mijëra, miliona vende të punës”.

Deri tani në SHBA ka 46,000 njerëz të infektuar dhe 610 të vdekur me koronavirus.