Trump: S’ka nevojë për nxitim në bisedimet me Kinën për tregti

10.05.2019 23:08:29

Dita e fundit e bisedimeve në mes të Pekinit dhe Uashingtonit ka qenë konstruktive, sipas Sekretarit të Thesarit të SHBA-së, Steve Mnuchin.

Ai këtë e ka pohuar vetëm pak orë pas dyfishimit të tarifës amerikane për produktet kineze, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Megjithatë Presidenti Donald Trump, ka thënë se “absolutisht nuk është e nevojshme të nxitohet” në finalizimin e marrëveshjes për tregtinë me Kinën.

Ai ka thënë se bisedimet dypalëshe kanë shkuar në mënyrë shumë të përshtatshme.

“Bisedimet kanë shkuar në mënyrë shumë të përshtatshme – s’ka absolutisht nevojë për nxitim – pasi që tash tarifa i paguhet SHBA-së prej 25 përqind në 250 miliardë dollarë për të mira dhe shërbime. Këto pagesa shkojnë direkt në Thesarin e SHBA-së”, ka shkruar Trump në Twitter.