Trump thotë se zgjedhjet e nëntorit mund të manipulohen

02.08.2016 11:43:21

Duke e konsideruar një “djall” kundërshtaren e tij Hillary Clinton, kandidati republikan Donald Trump, tha se zgjedhjet e nëntorit mund të manipulohen.

Deklaratat e tij u bënë gjatë një takimi elektoral në Columbus  të Ohajos, duke shtuar se kishte dëgjuar “shumë” se gara do të ishte e padrejtë. Megjithatë, ai nuk ofroi ndonjë provë për këtë.

Trump ka bërë edhe një padi për këtë.

Komentet e tij vijnë në kultin e kritikave për deklaratat e tij ndaj prindërve myslimanë, djali i të cilëve kishte humbur jetën në Irak në vitin 2004, teksa shërbente përkrah ushtrisë amerikane  “Më 8 nëntor ne duhet të jemi të kujdesshëm, sepse zgjedhjet mund të manipulohen”, tha ai.

“Unë shpresoj se republikanët do të ndjekin nga afër procesin”, shtoi. Ndërkohë, në një miting në Pensilvani, ai bëri një deklaratë të paprecedentë për rivalen e tij Hillary Clinton, duke e quajtur “djall”.

Ai sulmoi Bernie Sanders, ish-kandidatin në radhët e demokratëve, duke theksuar se ai ka “bërë një marrëveshje me djallin. Ajo është djalli.”