Trump udhëtoi për herë të parë me aeroplanin presidencial “Air Force One”, dhe menjëherë bëri një gafë të pafalshëm (Foto/Video)

27.01.2017 19:10:56

Donald Trump ka thyer edhe një traditë tjetër të presidentëve amerikanë. Presidenti i ri i SHBA-ve ka bërë një gafë të pafalshëm në aeroportin e Ëashington-it, nga ku ishte nisur për në Philadelphia.

Trump ka udhëtuar për në Philadelphia me aeroplanin e famshëm “Air Force One”, ku edhe i është drejtuar Republikanëve, transmeton Telegrafi.

Por deri në aeroport kishte udhëtuar me helikopterin “Marine One”, kurse një grup gazetarësh janë ftuar të marrin pjesë në fluturimin e parë të presidentit të SHBA-ve.

Por një gjë i kishte shpëtuar derisa po hipte në aeroplan, pasi që Trump nuk përshëndeti marinsat, fotoreporterët dhe kameramanët në aeroport duke ua kthyer shpinën derisa po futej brenda.

Deri më sot, çdo president i Shteteve të Bashkuara ka përshëndetur turmën me dorë para se të futej në aeroplan, ku për disa sekonda kanë qëndruar pranë derës për të pozuar për kameramanët dhe fotoreporterët.

Por duket se dikush ia kishte tërhequr vërejtjen apo e kishte parë në Twitter gafin që e kishte bërë, pasi që në momentin që ishte kthyer kishte qëndruar pranë dyerve të aeroplanit duke përshëndetur turmën.