Trump viziton Luizianën e shkatërruar nga përmbytjet

19.08.2016 23:30:51

Kandidati republikan për president të ShBA-ve, Donald Trump, ka vizituar sot Luizianën, e cila u shkatërrua nga përmbytjet e fundit gjatë te cilave u shënuan të paktën 13 viktima.

“Në mesditë Trump do të takohet me forcat e shpëtimit dhe banorët e disa zonave të prekura nga kjo katastrofë natyrore, si dhe me përfaqësuesit lokalë republikanë”, thuhet në njoftim.

Kjo vizitë vjen disa ditë pas kritikave të drejtuara ndaj presidenti Barack Obama, i cili nuk ishte i pranishëm në ceremonitë për nder të viktimave nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shirave.