“Trumpi mund të na fusë në luftë bërthamore” (Video)

08.11.2016 19:21:12

Një zë i patundur republikan në New Hampshire, njoftoi se është duke bështetur Hillary Clintonin për presidente.

“Të marten, miliona republikanë do të votojnë kundër Trumpit”, ka thënë Gordon Humphrey, transmeton Telegrafi. “Dhe, unë jam njëri nga ta”.

Ish-senatori amerikan mendon se si ai mendojnë shumë zyrtarë të lartë të Partisë Republikane.

“Sulmi i Trumpit ndaj femrave, ndaj personave me nevoja të veçanta, heronjve të luftës dhe miniroteteve është e gërditshme. Një person normal nuk i bën këto. Ai është mizor e i paturpshëm. Ai është i padenjë për të qenë president. A e duam një komandant të Ushtrisë që është temperament e luftënxitës? Ai mund të na fusë në luftë bërthamore. Prandaj, të bëhemi bashkë kundër tij e për Hillary Clintonin. Është përgjegjësi të jemi”, tha ai. /Telegrafi/