Trumpi për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Po i ndalim vrasjet masive midis dy shteteve

Trumpi për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Po i ndalim vrasjet masive midis dy shteteve

20.09.2020 18:29:03

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka folur për marrëveshjen Kosovë-Serbi gjatë një tubimi zgjedhor presidenciale në shtetin e Karolinës Veriore.

Trump tha se administrata e tij është duke i ndalur “vrasjet masive” midis Kosovës dhe Serbisë.

“Po i ndalim vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë. Ata janë duke u vrarë mes vete për aq shumë vjet. ’Ndalni vrasjet’, iu thashë. ‘Miq të bëhemi së bashku”, ka thënë Trumpi.

“E dini, këtë e kanë bërë për qindra vjet, sinqerisht, nën emra të ndryshëm”, ka thënë ai, teksa i është referuar nominimit të tij për Nobel të Paqes.

Ndryshe, pjesa e xhirimit ku ai flet për Kosovën është shpërndarë në Twitter.

Kosova dhe Serbia nënshkruan më 4 shtator në Uashington marrëveshjen për normalizim ekonomik, pas së cilës nesër pritet në rajon të arrijë një delegacion i shtetit amerikan, përfshirë emisarin special për dialogun Richard Grenell.