Trumpit i dorëhiqet një tjetër ministër

16.02.2017 14:31:09

Një tjetër largim vjen nga administrata e Donald Trump, kur Presidenti i SHBA-ve ka vetëm një muaj në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Pas largimit së Sekretarit të Sigurisë Kombëtare, Michael Flyn, Sekretari i Punës, Andrew Puzder, vendos të largohet, ende pa marrë detyrën.

Miliarder dhe pronar i zinxhirit të Fast Food-eve CKE Restaurants, Puzder e ka njoftuar vetë tërheqjen e tij nga posti i sekretarit të punës.

Puzder humbi mbështetjen e shumë republikanëve pasi pranoi se kishte punësuar një emigrant ilegal.

Ai po ashtu është akuzuar nga punonjësit për mosrespektim të kontratave ligjore si dhe për ngacmim seksual.