Trupi i pajetë i policit dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore

03.05.2018 19:55:20

Trupi i pajetë i policit Malësor Dashi tashmë ka arritur në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku edhe pritet të kryhet autopsia.

Megjithatë, drejtori i këtij instituti, Arsim Gërxhaliu, ka thënë se ata po e presin kërkesën nga prokurori i rastit për të vazhduar me procesin e autopsisë.

Polici u gjet sot pa shenja jete, pesë ditë pasi ishte zhdukur në lumin Lepenc bashkë me kolegun e tij, Armend Trena pas një aksidenti në magjistralen Kaçanik-Han i Elezit.

Kujtojmë se të dy policët Malësor Dashi dhe Armend Trena dyshohet se përfunduan në lumin Lepenc pas një aksident trafiku i cili sipas policisë ndodhi në mbrëmjen e së shtunës që e lamë pas, në rrethana ende të panjohura.