Truprojat pastrojnë trenin dhe rrethojnë limuzinën – prapaskenat e mbërritjes së Kim Jong-un në Rusi (Video)

24.04.2019 18:57:06
North Korean leader Kim Jong Un smiles next to U.S. President Donald Trump (not pictured) at the Capella Hotel on Sentosa island in Singapore June 12, 2018. Kevin Lim/The Straits Times via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS PICTURE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY - RC11BA0C9A60

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamje nga mbërritja e diktatorit koreano-verior Kim Jong-Un në Rusinë lindore.

Lideri i Penianit ka zgjedhur si gjithmonë edhe këtë herë rrugën tokësore, e më konkretisht udhëtimin me tren të blinduar.

Gjatë mbërritjes së tij në qytetin e Khasan-it janë fiksuar skenat e pazakonta të sjelljes së stafit të sigurisë së diktatorit.

Të veshur me kostume dhe doreza të bardha, truprojat nga Koreja e Veriut vrapuan pranë trenit duke pastruar dyert e tij.

Teksa treni i Kim po i afrohej stacionit, dy anëtarë të detajeve të tij të sigurisë u zhvendosën së bashku me karrocën, duke lustruar derën që do të përdorte.

Pasi la trenin Kim lëvizi me një limuzinë dhe përgjatë udhëtimit të tij ishte i shoqëruar nga truproja që rrethonin makinën luksoze, përcjell Shekulli.

Dihet botërisht që udhëheqësi koreano-verior është paranojak sa i takon sigurisë, duke iu frikur tentativave për vrasjen e tij, kësisoj zgjedh gjithmonë të udhëtojë me tren dhe i rrethuar nga forca sigurie.