Tsipras dhe Borissov: Maqedonia të respektojë sundimin e së drejtës

02.08.2016 15:59:37

Kryeministrat e Greqisë dhe Bullgarisë dje në një mbledhje të përbashkët në Sofje kanë biseduar rreth temës së marrëdhënieve me shtetet fqinje ku janë prononcuar edhe për Maqedoninë. Boyko Borissov dhe Alexis Tsipras kanë thënë se Maqedonia duhet të braktisë mendësinë e vjetër dhe të fokusohet tek zhvillimi dhe përparimi i vendit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

”Maqedonia duhet t`i përmbahet parimeve evropiane të sundimit të drejtës, mbajtjes së vlerave demokratike dhe respektimin e raporteve të mira fqinjësore.” thuhet në deklaratën e përbashkët të qeverisë bullgare dhe greke e cila dje u nënshkrua në Sofje pas takimit të tretë të përbashkët midis qeverive të Greqisë dhe Bullgarisë.

Dy qeveritë përskaj temave si energjetika dhe bashkëpunimi me BE dhe NATO në deklaratën e përbashkët i përmendën edhe qëndrimet e përbashkëta për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.