Tunizia përmbys Panamanë, fitorja e parë në Botëror në 40 vite

28.06.2018 23:42:10

Dy ekipe modeste si Tunizia dhe Panamaja dhuruan një përballje plot spektakël në ndeshjen mbyllëse të Grupit G, pavarësisht se ishin të eliminuara që pas ndeshjeve të dyta.

Me Belgjikën dhe Anglinë të kualifikuara që “përtonin” të luanin pasi kishin një “romancë” me vendin e dytë, që siguron përballje të lehta në fazat e ardhshme, përmbysja në Tunizi-Panama ishte magjike.