Turistja ruse mbytet në Ksamil

21.07.2017 14:21:02

Një pushuese është mbytur në plazhin e Ksamilit, në vendin e njohur si “Tre Ishujt”.

Ngjarja ka ndodhur ditën e premte.

Nga hetimet e para mësohet se viktima është një 17-vjeçare me shtetësi ruse, që ndodhej me pushime së bashku me familjen.

Po hetohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.