Turk e shka dora – dora a u bindët ore hora

13.10.2017 12:36:07

Nue Oroshi

Kohë më parë para disa kohesh, në shkrimet e mija analitike rreth situatës politike dhe strategjike të shqiptarëve në Evropën Juglindore pata alarmuar opinionin e gjërë gjithshqiptarë për një marrveshje të dytë që do të behet në mes të Serbisë dhe Turqisë në dëm të çështjes shqiptare në Evropën Juglindore.

Vizitat dhe marrveshjet që bëri i humburi i Bosforit , Erdogani me miqtë e tij serbë e vërtetuan atë pretendim timin që shumëkujt në atë kohë ju dukej e pamundshme një gjë e tillë. Kështu që nga 8 marrveshjet e planifikuara në mes të shteteve aleate tradicionalishtë në dëm të çështjes shqiptare Turqisë dhe Serbisë u nënshkruan 10 marrveshje.

Ato marrveshje që u bënë publike që Turqia të bën investime kapitale në Serbi tash më janë publike por një gjë që ende nuk është bërë publike janë marrveshjet e mshefta që i kanë nënshkruar Erdogan dhe Vuqiq.

Ato marrveshje të mshefta janë vazhdimësi e marrveshjes në mes të Turqisë dhe ish Jugosllavisë kur u bë debimi masiv i Shqiptare në shkrepat e Anadollit ku për një shqiptarë të marrë ishe qeveria turke i jepte ish qeverisë jugosllave një mushk aq vlerë i kanë dhënë turq e shkie shqiptarëve, në të kaluarën dhe ku fatkeqësisht ky vlerësim për shqiptarët vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Tani më shihen një heshtje mortore e erdoganistëve dhe putinistëve shqiptarë për këto marrveshje që bëri Turqia me Serbinë, sepse tashë u pa haptasë së marrveshjet në mesë të këtyre dy armiqëve tradicionalë dhe historik të shqiptarëve janë kryer dhe bërë gjithmonë në dëm të shqiptarëve, por shpeshherë faqezitë tanë ranë në kurthin e nderskamcave turko-ruso-serbe dhe e dëmtuanë deri në palcë çështjen e shenjët kombëtare, një gjë e tillë u bë edhe kur u përqafua komunizmi rus duke i kthyerë shpinën nacioanalzmës shqiptare, me këtë iu kthye shpina për pesë dekada botës përendimore duke e bërë një shkëputje të gjatë shpirtrore,kulturore dhe historike nga Evropa e që duhet një kohë bukur e gjatë që gjërat të vëndosën në orjentimin e duhurë për shkak të shkatërrimit të konceptitë mendor perendimor, qoftë në aspëktin politikë,kulturor,ekonomik dhe shumë gjërave të tjera.

Po kush është kumara i këtyre marrveshjeve në mesë të Turqisë dhe Serbisë. Përgjigjeja dihet shumë saktë. Ai është Putini, krytari i Rusis i cili tashë e ka në dorë 100 % diktatorin turk Erdogan. Madje Erdogani tani më asnjë lëvizje politike nuk mundë ta bëj pa bekimin e Putinit. Për njohësitë e çështjeve historike kjo nuk është diçka e re sepse edhe në të kaluarën Rusia dhe Serbia, në bashkpunim me Turqinë kanë përgatitur hoxhallar rus, të cilët e kanë mësuar gjuhën shqipe dhe i kanë predikuar popullit të paditur shqiptarë se lutjet duhet t’i bëjnë në emër të Zotit dhe mbretit Aleksandër të Serbisë.

Fatkeqësisht klerik të tillë na janë mushë viset shqiptare të cilët po predikojnë kundër çështjes shqiptare për ta bërë arabiziminë e trojeve shqiptare,pa prekur ata klerik atdhetar që kontribuan në favorë të çështjes kombëtare gjatë gjithë historisë tonë. Madje kjo mendësi politike serbo-turko-ruse ka depërtuarë edhe tek një pjesë e mirë e partive politike shqiptare, të cilat kanë mbetur të humbura në shkretirë, pa konceptë kombtarë, por gjithë veprimin e tyre politikë e kryejnë sot për nesër, pa qenë të vetdishëm që me veprimet e tyre janë duke i shkaktuar një plagë vdekjeprurëse kombit tonë shqiptarë. Dhe derisa turqë e shkie ecin bashka dora- dora a e kuptuat tash ore hora atë thënjen e të madhit Ate Gjergj Fishta se Turk e Shka janë të njëjtë dhe smundesh me i nda.

Por këto marrveshje janë një dëshmi e mirë që Qeveritë tona ti hapin sytë dhe ta bëjnë sa më shumë intensifikimin e marrveshjeve me botën perendimore në veçanti me Amerikën dhe Gjermaninë, në të gjitha sferat e jetës çoftë ato politike,ushtarake,kulturore dhe ekonomike duke ndaluar depërtimin dhe bllokimin e çdo ideologjie ruso-turko-serbe në trojet shqiptare.