Turp e faqja e zezë/Kujt po i pengon rivarrimi i eshtrave të kolonel Ahmet Krasniqit afër presidentit Rugova?

18.09.2018 14:24:27

Nga Rexhep Kastrati

Vendimi për rikthimin e eshtarve të ministrit të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi në Kosovë, është marr para një viti, por tashmë kur kanë mbtur edhe më pak se tri ditë nga ceremonia zyrtare e realizimit të këtij akti të rëndësishëm, dhe kur është bërë publike edhe axhenda që do të ndiqet më 21 shtator, ende nuk dihet saktësisht se ku do të rivarrosen eshrtat e ministrit Krasniqi!

Nga burime të ndryshme merret vesh se ka kundërshtime që eshtrat e kolonel Ahmet Krasniqit të rivarrosen afër presidentit Rugova, me çka po bëhet një atentat tjetër ndaj tij, sepse askush para tij nuk meriton që të jetë afër presidentit Rugova!

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi në kushte të sabotimit të plotë nga institucionet shtetërore të shtetit shqitar në krye me dy Fatosët: Nanon dhe Klosin, kishte arritur jo vetëm që të ndërtonte strukurat e Ministrisë s Mbrojtjes, por edhe kishte ndërtuar sukseshëm edhe strukurat e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, si dhe kishte themeluar edhe disa brigada ushtarake.

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi kishte bërë gjithçka për bashkimin e të gjitha fraksioneve dhe formacioneve ushtarake në funksion të çlirimit nga pushtimi serb. Në Oslo ishte takuar me Adem Demaçin, dhe kishte bërë marrëveshje për të realizuar bashkimin e madh, por që nuk ishte respektuar nga forcat e majat shqiptare që në Kosovë dhe jashtë saj vepronin si linja e Tiranës/Kretës.

Për shkak të ngazhimit të madh të tij në organizimin e forcave ushtarake në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në linjë institucionale shtetërore, por edhe për shkak të përkushtimit të tij për bashkimin e të gjitha fraksioneve dhe formacioneve ushtarake në të mirë të efektshmërisë sa më të madhe të luftës, kolonel Ahmet Krasniqi nxiti forcat kundërkombëtare dhe agjentura të ndryshme që të kryenin aktin makabër – vrasjen fizike të tij, si mënyrë për të pamundësuar realizimin e luftës profesionale, të bashkuar dhe në mënyrë institucionale.

Minsitri i Mbrojtjes Ahmet Krasniqi u vra se ishte i përkushtuar në angazhimin institucional të çlirimit të Kosovës, e që ishte në përputhje me angazhimet e presidentit Rugova që nga viti 1991 e deri në fund.

Për këto dhe shumë arsye të tjera, ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi e ka vendin afër presidentit Rugova, dhe çdo përpjekje për të penguar këtë, është shumë e rëndë dhe cenon  jo vetëm kolonel Ahmet Krasniqin, por gjithë organizimin institucional të Republikës së Kosovës në krye me presidentin Rugova.

Kushdo që mund të pengojë rivarrimin e kolonel Ahmet Krasniqit pranë presidentit Rugova, qofshin Hashimi, Kadriu, Ramushi, apo edhe veglat kondomë brenda e rreth LDK-së, apo kushdo tjetër, u ngarkojnë vetes turpe dhe faqezihane të rënda!

Është e turshme edhe heshtja e ish-oficerëve të FARK-ut dhe vartës të ministrit të Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi, të cilët nuk këmbëngulin që ministri i tyre të rivarroset aty ku e ka vendin: afër presidentit Rugova!