Turqi, 15 korriku shpallet dita e përkujtimit të dëshmorëve

22.07.2016 07:26:53

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan në një deklaratë për mediat në kompleksin presidencial në Ankara tha: ”Brezat tanë të ardhshëm duke përfshirë këtu civilë, policë dhe ushtarë, nuk do të harrojë kurrë heroonjtë e 15 korrikut, ditën e kryengritjes për demokraci. Kemi vendosur që 15 korriku çdo vit të jetë dita e përkujtimit të dëshmorëve tanë. Populli turk tregoi edhe njëherë se është një popull që bën dhe shkruan histori.”

Duke u shprehur se në ”81 qytetet e Turqisë, 79 milionë qytetarë janë duke mbrojtur demokracinë përballë tentativës më tradhtare në histori për grusht shteti” Erdoğan në vijim shtoi: ”Spastrimi i anëtarëve të organizatës terroriste nga të gjitha institucionet e shtetit tonë vazhdon me të gjithë shpejtësinë.”

Erdoğan tha se gjendja e jashtëzakonshme u miratua sot në Parlament dhe në vijim shtoi: ”Masat kundër tentativës për grusht shteti janë duke u marrë duke u bazuar në demokraci, shtetin e së drejtës, dhe mbi bazën e respektit ndaj lirisë dhe të drejtës themelore.”

Duke nënvizuar se deri më tani në kuadër të operacioneve janë ndaluar 10 mijë e 410 persona, Erdoğan në vazhdim tha se për 4 mijë e 60 persona prej tyre është shpallur arrest me burg. Ai vuri në dukje se forcat e sigurisë do të vazhdojnë me vendosmëri dhe me sukses punën e tyre.

– ”Kërkoj dhe pak durim dhe sakrificë nga populli”

Presidenti Erdoğan i ka bërë thirrje popullit që të vazhdojë me shërbimin e demokracisë.

”Ngjarja që kaluam tregoi që anti helmi më i madh i kësaj është vullneti i popullit. I bëj thirrje popullit i cili prej një jave është në këtë shërbim demokracie pa bërë dhe më të voglin gabim, që të bëjë edhe pak durim dhe sakrificë. Falënderoj nga zemra në emrin tim dhe të popullit, të gjithë ata që mbushin sheshet pa bërë dallim medh’hebi, feje, partie apo përkatësie ideologjike.”

Në konferencën për shtyp të pranishëm ishin edhe Kryeministri i vendit, Binali Yıldırım dhe Shefi i Përgjithshëm i Shtabit Hulusi Akar.