Turqi, aksidentohet autobusi i pasagjerëve, 6 të vdekur

05.08.2017 13:15:52

Aksidenti ka ndodhur kur, për arsye ende të panjohura, autobusi i cili ka bartur pasagjerë ka humbur kontrollin duke rrëshqitur nga rruga

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe 36 janë lënduar si pasojë të një aksidenti në trafik i cili ndodhi në rajonin Amasya në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Aksidenti ka ndodhur kur, për arsye ende të panjohura, autobusi i cili ka bartur pasagjerë ka humbur kontrollin duke rrëshqitur nga rruga.

Në vendin e ngjarjes ndodhet një numër i madh i auto-ambulancave dhe ekipeve të shpëtimit, të cilët po trajtojnë të lënduarit.

Personat e lënduar po transportohen në spital, ndërkohë që po bëhet edhe identifikimi i udhëtarëve që humbën jetën.