Turqi, dy shpërthime të fuqishme pranë stadiumit te Beshiktashit, 20 të plagosur

10.12.2016 21:28:28

Të paktën dy shpërthime të fuqishme janë regjistrua mbrëmjen  e sotme pranë stadiumit të Beshiktashit, në Stamboll, raportojnë mediat turke.

Ende nuk ka të dhëna të qarta lidhur me ngjarjen, ndërkohë që deri më tani raportohet për të paktën 20 të plagosur.

Sipas mediave turke, përveç shpërthimit janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.

Ministri i brendshëm turk ka bërë me dije se dyshohet për një autobombë. Shpërthimi ka ndodhur pas ndeshjes Beshiktash-Bursaspor dhe mes të plagosurve gjenden edhe policë dhe tifozë.