Një sasi prej 1 ton e 100 kg drogë e llojit kanabis është sekuestruar nga policia metropolitane e Stambollit.
Në këtë aksion janë arrestuar 11 shqiptarë derisa mediat turke bëjnë me dije se droga e kapur i përket të ashtuquajturit grupi “Met shqiptar”, nofkë kjo e marrë nga baroni ndërkombëtar i drogës Meta Kanan.
Ekipet e policisë shkëmbyen të dhëna me autoritetet shqiptare në lidhje me dërgesat e drogës në fillim të këtij muaji, shkruan Ora News.
Lënda narkotike është transportuar me anije dhe dyshohet të ketë ardhur nga Shqipëria ndërsa autoritetet turke e kanë mbajtur grupin nën vëzhgim, përfshirë edhe kreun e bandës.