Turqi, qyteti mijëravjeçar 85 metra nën tokë, që u zbulua nga bodrumi i një shtëpie

16.12.2016 18:05:49

Në vitin 1963, një shtetas turk në rajonin Cappadocia ishte duke restauruar shtëpinë e tij, kur bëri një zbulim të jashtëzakonshëm historik. Teksa punonte në bodrumin e shtëpisë prej nga hoqi një pllakë të madhe guri, ai gjeti një portë që të çonte në një dhomë sekrete e më tej në një tunel që hapej drejt një qyteti antik shumë të madh; Derinkuyu.

qyteti

Pamjet e qytetit mijëravjeçar të ruajtur në mënyrë të jashtëzakonshme tregojnë se atje mund të kishin jetuar të paktën 20 mijë banorë, në një thellësi prej 85 metrash nën tokë.

qytetiu2

Qyteti mendohet se mund të jetë krijuar gjatë periudhës bizantine në vitet 780-1180 para Krishtit, dhe rrjeti i sofistikuar i mureve, kuzhinave, kishave, varreve, dhe shkollave dëshmojnë se ai mund të jetë projektuar në mënyrë të atillë për të mbrojtur banorët nga luftërat arabo-bizantine ose fatkeqësitë natyrore.