Turqi, refugjatja nga Siria studion në kazanët e plehrave!

Turqi, refugjatja nga Siria studion në kazanët e plehrave!

26.09.2018 22:50:31

Shkruan në një fletore si çdo fëmijë që në këto ditë ka filluar të shkojë në shkollë. Por në vend të një klase, ajo ndodhet në një kazan plehrash: imazhe që vijnë nga Turqia dhe shfaqin një refugjate të vogël siriane, duke shkaktuar dhembshuri dhe indinjatë. Video u filmua në Stamboll dhe më pas u publikua në mediat sociale.

Autoritetet turke janë vënë në lëvizje dhe e kanë identifikuar atë: Halime Cuma, 11 vjeçe, ka ardhur nga Siria për rreth një vit më parë dhe jeton me prindërit e saj dhe gjashtë vëllezër të vegjël në lagjen “Arnavutkoy”, në periferinë evropiane të Stambollit.

Deri më tani, vajza e vogël e ndihmoi babanë e saj 35-vjeçar të mbledhë letra nga kazanët e mbeturinave, pastaj t’i shesë ato në qendrat e riciklimit. Prej sot, me ndërhyrjen e Ministrisë turke të Arsimit, vajza është regjistruar zyrtarisht në shkollë, ku do të jenë në gjendje të marrë pjesë falë mbështetjes financiare të Komunës.