Turqi, rrëzohet një avion ushtarak, humb jetën një ushtar

22.03.2018 21:35:09

Një avion ushtarak turk raportohet se është rrëzuar në pjesën qendrore të vendit, në afërsi të lagjes Gülşehir të Nevşehir.

Ekipet e shpëtimit janë dërguar në vendin e ngjarjes, ndërsa sipas deklaratës së bërë nga Forcat e Armatosura Turke në lidhje me këtë temë ka qenë një avion F-16 i vendosur në rajon me qëllim trajnimin, që është aksidentuar.

Kryebashkiaku i Nevşehir pohoi se kishte një ushtar të vdekur në këtë incident ajror. Në vendngjarje ndodhen edhe ekipet e xhandarmërisë, zjarrfikësit dhe ekipet shëndetësore.