Turqi, rrëzohet një helikopter zjarrfikës, ekuipazhi i mbijeton aksidentit

02.07.2017 13:38:03

Një helikopter me pesë anëtarë të ekuipazhit u rrëzua në liqen afër digës Tahtali në të cilën mblidhte ujë për shuarjen e zjarrit pyjor në qarkun Gumuldur në provincën e Izmirit.

Të gjithë pesë anëtarët e ekuipazhit i mbijetuan rrëzimit të helikopterit që ndodhi sot herët në mëngjes në Turqinë perëndimore, kur helikopteri zjarrfikës u rrëzua në liqen nga i cili po përpiqej të mblidhte ujë për të shuar një zjarr në pyll, raporton Anadolu Agency (AA).

Helikopteri me pesë anëtarë të ekuipazhit u rrëzua në liqen afër digës Tahtali në të cilën mblidhte ujë për shuarjen e zjarrit pyjor i cili nga dita e djeshme ka përfshirë qindra hektarë pyje në qarkun Gumuldur të provincës së Izmirit.

Deri te aksidenti erdh kur një objekt i panjohur u ngatërrua në pjesën e hapur të rezervuarit për ujë të helikopterit.

Përderisa anëtarët e ekuipazhit kanë tentuar të zhbllokojnë hapjen e rezervuarit të ujit, helikopteri është rrëzuar në ujë.

Tragjedia u shmang sepse helikopteri tjetër zjarrfikës ka vërejtur aksidentin dhe me reagimin e shpejtë me anijet e shpëtimit të gjithë pesë anëtarët e ekuipazhit i kanë nxjerrë në vend të sigurtë ndërsa në mesin e tyre është plagosur lehtë një pilot.

Helikopteri është fundosur në thellësinë e digës.