Turqia arreston 11 komando që tentuan ta kidnaponin Erdoganin

02.08.2016 00:12:59

Autoritetet turke kanë njoftuar se kanë arrestuar 11 komando të cilët ishin në arrati nga momenti i kidnapimit të presidentit Rexhep Tajip Erdogan në natën e tentim puçit, shkruan “Wall Street Journal”.

Të dyshuarit thuhet se ishin fshehur në malin afër qytetit Marmaris, atje ku Erdogan ishte në pushim para se të niste puçi më 15 korrik. Për kapjen e 11 komandove qeveria turke ka përdorur dronë dhe helikopterë. Sulmi në vilen ku gjendej Erdogan ka qenë njëri ndër qëllimet kryesore pas pushtimit të pjesëve kryesore të Ankarasë dhe Stambollit. Ndërkaq Erdogani ishte larguar nga vila pak para sulmit.