Turqia arreston edhe 47 gazetarë

27.07.2016 10:53:24

Gjykata në Turqi ka lëshuar urdhër-arrest edhe për 47 ish gazetarë të gazetës opozitare Zaman, raporton Anadolu Agency.

Gjatë orëve të para së mëngjesit të sotëm policia turke gjatë një operacioni të zhvilluar në ndërtesën e gazetës dhe në disa lokacione ka arrestuar 47 gazetarë ku në mesin e tyre janë edhe ish Drejtori i Përgjithshëm i grupit mediatik Zaman, Drejtoresha e gazetës Todays Zaman dhe analisti i njohur Turk Ali Bulaç, transmeton KosovaPress.

Të arrestuarit akuzohen për lidhje me organizatë të armatosur dhe për mashtrim me shitjet.