Turqia arreston protestuesit për 1 Maj

01.05.2018 14:21:21

Dita e Punëtorëve është duke u shënuar me aktivitete të ndryshme mes tyre dhe protesta të shumta në mbarë botën.

Por, në disa vende, sipas mediave të huaja autoritetet kanë kufizuar aktivitetet.

Në Turqi raportohet se protestat rezultuan me arrestime pasi policia kapi më shumë se dhjetë demontrues.

Të arrestuarit ishin pjesë e marshit protestues në sheshin kryesor të qytetit Taksim, ku shprehnin pakënaqësitë e tyre si punëtor në ditën e 1 Majit.