Turqia kërkon ekstradimin për 24 imamët e FETO-s në katër kontinente

21.01.2017 15:56:30

Gjykata Penale e Shkallës së Katërt në Ankara ku është duke u shqyrtuar çështja për ekipin drejtues të organizatës FETO/PDY, do të dërgojë në Ministrinë e Drejtësisë dosjen për ekstradimin e 24 të dyshuarve nga 15 vende të botës në mesin e të cilave ndodhet edhe Britania e Madhe, Izraeli, Gjermania, Kamboxhia dhe Madagaskari, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra thuhet se nga hetimet e Prokurorisë së Turqisë është konstatuar se të dyshuarit kryesor për organizatën FETO, ndodhen në vende si SHBA-ja, Britania e Madhe, Izraeli, Gjermania, Belgjika, Norvegjia, Kamboxhia, Tajlanda, Madagaskari, Malta, Mozambiku, Egjipti, Turkemenistani, Kirgistani dhe Kazakistani.

Në këtë kuadër Gjykata Penale e Shkallës së Katër në Ankara ka përgatitur dosjet për ekstradimin nga SHBA-ja të ashtuquajturve “Imami i Gjyqësorit” Ahmet Can, “Imami i rajonit të Egjeut” Bekir Baz, Sekretari i Gylenit, Cevdet Turkyolu, anëtar i Konsulencës së FETO-s Ismail Buyukçelepi, “Përgjegjës për shkollat e policisë dhe ushtrisë” Sait Aksoy dhe “Imami i nënkolonelëve dhe kolonelëve” Suat Yigit.

Gjykata e cila ka përgatitur një kërkesë ekstradimi për t’iu dërguar Britanisë së Madhe për ish-kryetarin e Bordit Drejtues të Bank Asya, Ali Çelik, ka përgatitur gjithashtu dosje për kërkesë ekstradimi për tu dërguar në Gjermani, për “përgjegjësit të mediave për FETO-n” Farik Ilk, anëtar Konuslence të FETO-s Halit Esendir dhe për Sheref Ali, i cili u emërua rektor në Universitetin North American pak ditë më parë në Texas.