Turqia letër ShBA-ve, kërkon arrestimin e Gulenit

13.08.2016 18:03:32

Turqia ka kërkuar nga ShBA-të arrestimin e klerikut turk Fetullah Gulen për dhjetë akuza, të ndryshme, duke përfshirë edhe përpjekjen për rrëzimin e qeverisë, njofton CNN turk.

Sipas këtij mediumi Zyra e Kryeprokurorit të Stambollit u ka dërguar një letër autoriteteve të SHBA-së , përmes Ministrisë së Drejtësisë që të arrestojnë klerikun Gulen për shkaktë orkestrimit të përpjekjes së grushtit të shtetit më 15 dhe 16 korrik.