Turqia në “gjunjë”, shpresa e vetme tek Rusia

05.02.2017 17:25:28

 

 

Të ardhurat e turizmit turk kanë rënë me gati 30 për qind në vitin 2016 pasi turistët kanë anashkaluar Turqinë për shkak të sulmeve terroriste dhe grusht shtetit të dështuar.

 

Në vitin 2016 të ardhurat nga turizmi janë ulur më 29.7 për qind krahasuar me vitin e kaluar, që i bie ka rënie në 19.7 miliardë euro, ka deklaruar Instituti Turk i Statistikave, transmeton lajmi.net.

Turqia u godit nga një valë e sulmeve terroriste ku për këto sulme u fajësuan ekstremistët islamikë dhe militantë kurdë, si dhe nga grusht shteti ushtarak.

Ekonomia e Turqisë në tremujorin e tretë të vitit të kaluar për herë të parë ka shënuar një rënie në bazë vjetore nga viti 2009, në rënie me 1.8 për qind.

Zyrtarë turq janë ende duke shpresuar për kohë më të mira në vitin 2017, për shkak se ata presin vizitën më të lartë turistike në bashkëpunim me tregun kryesor rus, pas marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve të cilat u ndërprenë pas përmbysjes së avionit ushtarak rus në nëntor të vitit 2015.