Turqia nuk i përjashton sanksionet ekonomike ndaj Holandës

14.03.2017 20:01:56

Ministri turk i Tregtisë dhe Doganave, Bulent Tufenkci nuk e ka mohuar se ndaj Holandës do të mund të viheshin edhe sanksionet ekonomike.

Ai para gazetarëve ka thënë se vendimi për këto sanksione do të mund të konsiderohet shumë më seriozisht, sidomos pas tensioneve të fundit ndërmjet dy shteteve, raporton Anadoly Agency.

“Sanksionet ekononomike me Holandën mund të shtohen në rend të ditës në të ardhmen”, ka thënë Tufenkci, transmeton lajmi.net.

Tensioni mes Turqisë dhe Holandës është në rritje që nga e shtuna, kur u ndaluan dy ministra turq që të mbajnë tubime në Roterdam.

Për këtë shkak pati edhe protesta, kurse policia holandeze përdori shkonpinjt e gomës dhe topat e ujit për t’i shpërndarë protestuesit.