Turqia përsëri kërkesë Greqisë për ekstradimin e ushtarakëve puçistë

27.01.2017 12:48:58

Ministria e Drejtësisë e Republikës së Turqisë i ka dërguar Greqisë dosjen e dytë të ekstradimit për ushtarakët puçistë të cilët janë arratisur në Greqi.

Sipas informacioneve të marra mësohet se ministria ka përgatitur një dosje për ekstradimin e 8 ushtarakëve të cilët u arratisën në Greqi pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik. Është konfirmuar se dosja e dytë e përgatitur nga Ministria e Drejtësisë i është dërguar Greqisë.

Turqia kishte kërkuar nga Greqia ekstradimin e 8 ushtarakëve në fjalë të cilët u arratisën me helikopter në Greqi pas dështimit të grushtit të shtetit të organizuar nga organizata  FETÖ më 15 korrik, raporton AA.

Pas proceseve gjyqësore në shkallë të ndryshme të gjykatave në Greqi, ditën e djeshme Gjykata e Lartë e Greqisë vendosi për mos ekstradimin në Turqi të 8 ushtarakëve puçistë.