Turqia rrëzon dy aeroplanë luftarakë sirianë dhe shkatërron 100 tanke

01.03.2020 17:49:36

Turqia ka shkatërruar dy aeroplanë luftarakë sirianë dhe shkatërroi 100 tanke ndërsa fillon një ofensivë ushtarake kundër regjimit sirian të mbështetur nga Moska, pas një sulmi ajror që vrau 34 ushtarë të saj.

Ministri turk i mbrojtjes Hulusi Akar njoftoi sot operacionin – të quajtur “Mburoja e Pranverës” – dhe u zotua që çdo sulm ndaj forcave turke në Idlib do të kthehej me hakmarrje nën të drejtën e vendit për vetëmbrojtje

Tensionet midis Ankarasë dhe Damaskut u rritën edhe më shumë të enjten pasi regjimi i Asad synoi ushtarët turq në Veriun e Sirisë.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha që vendi kishte ‘hapur dyert e tij’ të premten, duke bërë që rreth 76,000 migrantë të shkonin për në kufijtë e saj me BE-në.

 

“Turqia pret që Rusia të përdorë ndikimin e saj për t’i dhënë fund sulmeve të regjimit sirian dhe tërheqjes së saj nga kufijtë siaps marrëveshjes së Soçit”.

Njëqind e tre tanke, tetë helikopterë, një dron,  raketa dhe gjashtë sisteme të mbrojtjes ajrore janë shkatërruar qëkur filloi operacioni të enjten.

Dy aeroplanët luftarakë sirianë u qëlluan këtë mëngjes. Të dy pilotët shpëtuan me ndihmën e parashutës dhe mbijetuan, sipas lajmeve të shtetit sirian.