Turqisë në lidhje me pranimin e këtij vendi në BE

05.08.2016 18:54:13

Ministri i jashtëm i Austrisë Sebastain Kurtz, duke mbështetur qëndrimet e kancelarit austriak në lidhje me negociatat për pranimin e  Turqisë në BE, ka kritikuar deklaratat e Omar Celik, ministrit turk për çështje evropiane.

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka bërë të ditur se ngrirja e bisedimeve për anëtarësim me Turqinë do të ishte kundërproduktive, duke refuzuar kështu një nismë të ndërmarrë nga Austria.

“Turqia, në gjendjen që është aktualisht, nuk mund të bëhet një vend anëtar i Bashkimit Europian”, tha Juncker për “ARD” nga Brukseli. “Dhe sigurisht, aq më pak i përshtatshëm, nëse do të rikthejë vendimin me vdekje, siç kërkohet nga disa”.

Ai shtoi më tej se nuk e mendon si diçka që do të vinte në ndihmë të ngërçit, nëse “ne do t’i thonim Turqisë në mënyrë të njëanshme, se negociatat janë të ngrira”