Tusk: Sanksionet ndaj Rusisë me siguri do të shtyhen

02.12.2016 08:47:04

Udhëheqësi i trupit ekzekutiv të Bashkimit Evropian thotë se ai pret që sanksionet ndaj Rusisë të shtyhen vitin e ardhshëm, por një gjë e tillë do të jetë vështirë e arritshme në të ardhmen.

Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk, ka bërë këtë koment gjatë një interviste të transmetuar më 1 dhjetor nga televizioni polak, TVN24.

Ai ka thënë që Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur atë që të ruajë qëndrim të bashkuar ndaj veprimeve ushtarake ruse gjatë viteve të fundit.

Ai thotë që beson se sanksionet do të shtyhen edhe një herë në muajin janar, për periudhën e zakonshme prej gjashtë muajsh.

Por, ai gjithashtu ka vlerësuar se zgjedhja e Donald Trump si president i SHBA-ve do e bëjë më të vështirë ruajtjen e unitetit të perëndimit ndaj Rusisë.

“Unë besojë që pas zgjedhjeve (në SHBA) dhe fitores së Donald Trump, do të bëhet më e veshtirë që të ndërtohet një politikë të qartë të perëndimit drejt Rusisë”, ka thënë Tusk.

Trump gjatë fushatës ka mbajtur qëndrim më pajtues drejt Moskës.

Në Francë, ku shumë vëzhgues po presin që presidenti i ardhshëm të zgjidhet ish kryeministri Francois Fillon, i cili gjithashtu ka avokuar për më shumë bashkëpunim me Rusinë.