Tusk sërish vjen në Maqedoni për krizën migruese

29.03.2017 13:07:46

Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, javën e ardhshme sërish do ta vizitojë Maqedoninë, gjegjësisht për krizën migruese dhe roli i vendit në ballafaqim me të si dhe situata politike në Maqedoni, njofton AIM.

Përndryshe, kjo do të jetë vizita e tretë për dy vjet e Tusk në Maqedoni, si në dy vizitat paraprake edhe kësaj here, nikoqir në Shkup do të jetë kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov.